leoni

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 20 nga 21 komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për kryetar të Komunës së Dragashit. Ky institucion ka marrë vendim lidhur me apelin e paraqitur në këtë institucion për me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon komunës së Dragashit si dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

 

Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 55.97 % – Mimoza Kusari Lila (LVV) 44.03%

Drenas: Ramiz  Lladrovci 54.16 (PDK) %  – Driton Ajazi  (Demokratët për Drenasin) 45.84 %

Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 51.10 %  – Lutfi Haziri (LDK) 48.90%

Burim: Ilir Ferati (LDK) 56.16 % – Bekë Berisha (AAK) 43.84 %

Kaçanik: Besim Ilazi (PDK) 53.91 % – Jeton Raka (LVV) 46.09 %

Klinë: Zenun Elezaj (AAK) 55.16 % – Esat Raci (PDK) 44.84 %

Fushë Kosovë: Burim Berisha (LDK) 65.45 % – Enver Bajqinca (LVV) 34.55 %

Dardanë: Kadri Brahimaj (LVV)  53.34 % – Qëndron Kastrati (PSD) 46.66 %

Kastriot: Xhafer Gashi(Iniciativa qytetare) 61.30 % – Halil Thaçi (LVV) 38.70 %

Rahovec:  Smajl Latifi (AAK) 65.19 % – Visar Korenica (LVV) 34.81 %

Besianë: Shpejtim Bulliqi (LVV) 52.06 % – Ekrem Hyseni (LDK) 47.94 %

Prishtinë: Përparim Rama (LDK) 50.98 % – Arben Vitia (LVV) 49.02 %

Prizren: Shaqir Totaj (PDK) 50.93% – Mytaher Haskuka (LVV) 49.07 %

Shtime: Qemajl Aliu (LVV) 50.67 % – Naim Ismajli (PDK) 49.33%

Viti: Sokol Haliti (LDK) 51.44% – Arsim Ademi (LVV) 48.56%

Vushtrri: Ferit Idrizi (PDK) 53.19% – Xahfer Tahiri (LDK) 46.81%

Malishevë: Ekrem Kastrati (NISMA) 53.10% – Isni Kilaj (PDK) 46.90%

Junik: Ruzhdi Shehu (LDK) 53.80% – Agron Kuqi (AAK) 46.20%

Mamushë:  Abdulhadi Krasniqi (KDTP) 63.19% – Arif Butuqi (Kosova Adalet Turk) 36.81%

Kllokot: – Vladan Bogdanoviq (LS) 55.12%  – Strahinja Spasiq (SNS) 44.88 % .

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …