Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë  ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas një njoftimi për media, pas mbylljes së afatit zyrtar, në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë. Valmir Elezi nga KQZ-ja, ka thënë se institucioni të cilit i përket do të bashkëpunojë me autoritetet kompetente për të bërë verifikimet lidhur me përshtatshmërinë, apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje. Ai ka thënë se ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’ia dërgojë KQZ-së emrat e kandidatëve që janë të dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale.

Kontrolloni gjithashtu

Grubi

Ish-zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është tërhequr nga jeta publike

Ish-zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është tërhequr nga jeta publike, pasi ditë më …