Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është ende në vijim në 14 Qendra Komunale të Numërimit. Ky proces përfshin edhe saktësimin e numërimit të votave të partive politike. Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, numërimi po zhvillohet në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Dardanë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit. Ky proces është pjesë e fazës përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa KQZ pritet të shpallë rezultatet përfundimtare pas përfundimit të këtij numërimi.
![Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/kqzzzzz-1-660x330.png)