Duke folur për procesin zgjedhor që po mbahen në komunës e Besjanës dhe Mitrovicës së Veriut, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e planifikuar dhe të përcaktuar me ligj. Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët mer të drejt vote që gjatë votimit të zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore. Në komunën e Besjanës, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 87 mijë e 381, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313, ndërsa numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …