Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave prej ditës  së  mërkurë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave që prej të mërkurës, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë. Në web-faqen e KQZ-së vijojnë të qëndrojnë rezultatet e pandryshuara që prej të mërkurës në 22:12, kur ishte bërë përditësimi i fundit. Shtatë vendvotime, sipas të dhënave elektronike, nuk janë procesuar prej atëherë. Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 341 mijë e 672 vota apo 40.84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 184 mijë e 499 vota apo 22.05%, Lidhja Demokratike e Kosovës 147, mijë e 27 vota apo 17.67% dhe koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët 62 mijë 309 vota apo 7.45 %

Kontrolloni gjithashtu

Serbia po i forcon lidhjet me Rusinë, por edhe me Brukselin si kryeqendër të politikës së jashtme evropiane

Serbia po ruan një ekuilibër të ndërlikuar në politikën e saj të jashtme, duke synuar …