Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës për procesin zgjedhor. Ibrahim Selmanaj i AAK-së ka thënë se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit. Ai ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që hetuesia duhet të merret me secilin komisioner në secilën qendër. Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që të bëhet rinumërim i plotë në mënyrë që të pastrohet si proces dhe secili të përgjigjet për keqpërdorimet. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se sa i përket rinumërimit total, kjo vendoset nga KQZ-ja dhe nëse merr përkrahjen e të gjithëve, mund të ndodhë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …