Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot i certifikon partitë parlamentare për pjesëmarrje në zgjedhje lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhe sot për të certifikuar subjektet politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Mbledhja e KQZ-së, pritet të fillojë në orën 13:30. Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme në rend të ditës për certifikim janë edhe subjektet politike parlamentare. Deri më tani, KQZ-ja ka certifikuar 48 subjekte politike me 552 kandidatë, ndërsa ka vendosur të mos certifikojë 2 kandidatë të pavarur për shkak të mospërshtatshmërisë së tyre me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Numri i kandidatëve që do të certifikohen në këto zgjedhje lokale, pritet të jetë mbi 5 mijë kandidatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmeti dhe Begaj pas takimit theksojnë se e ardhmja e Ballkanit është integrimi në BE

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pasur një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, …