Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të vazhdojë të jetë jofunksional edhe për një kohë. Ky institucion ka mbetur jofunksional që nga fundi i marsit të këtij viti, kur anëtarëve të KQZ-së u ka skaduar mandati. Paqartësia për ndarjen e anëtarëve të KQZ-së, që ka pasur kryetari i vendit, ka bërë atë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me ndarjen e mandateve në KQZ. Në Gjykatën Kushtetuese kanë pranuar që lënda tashmë është dërguar nga Thaçi, por nuk dihet se kur do të shqyrtohet, pasi kjo gjykatë nuk ka kuorumin e nevojshëm për ta shqyrtuar. “Kjo kërkesë tashmë është regjistruar në regjistrin e lëndëve. Por lënda do të shqyrtohet pasi që Gjykata të ketë kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje”, thuhet në përgjigjen e gjykatës. Ndryshe partitë politike kanë dërguar në Presidencë emrat e propozuar për anëtarë të KQZ-së, përpos AAK-së e Nismës, që si pjesë e koalicionit me PDK-në, do ta kenë një përfaqësues në KQZ.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …