KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos që në rezultatet përfundimtare të pranohen edhe votat e Runikut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme me 6 vota pro dhe 3 abstenime ka votuar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që të hyjnë në rezultatet përfundimtare votat e një vendvotimi në fshatin Runik të Skenderajt. Burim Ahmetaj, koordinatori në QNR gjatë raportimit në mbledhjen e KQZ-së, theksoi se këto fletëvotimet duhet të procesohen nga KQZ-ja dhe të hyjnë në rezultatet përfundimtare. Ai tha se në dy rekomandimet nuk cenohet renditja e subjekteve politike dhe nuk ka efekt në numrin e kandidatëve të këtyre subjekteve. KQZ ka shqyrtuar vetëm këtë pikë të rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …