Të gjithë votuesit të cilët e kanë për qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar pak më tutje, në Fakultetin e Edukimit. Ky njoftim i KQZ-së vjen pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës. KQZ-ja ka kërkuar që votuesit e “1 Tetorit” të transferohen në një lokacion më të afërt dhe kjo është arritur pas pranimit të kërkesës së KQZ-së nga ana e Universitetit të Prishtinës. Salla “1 Tetori” përveç si qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, ka shërbyer deri më tani edhe si vend për grumbullimin e e materialeve zgjedhore nga komuna e Prishtinës. Në mbledhjen e këtij institucioni, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, theksoi domosdoshmërinë që të bëhet inforimimi i votuesve për këtë ndërrim të lokacionit të qendrës së votimit.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …