Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Nga KQZ është bërë e ditur se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 49.95% të votave. Partia Demokratike e Kosovës arriti të mbledhë 16.9% të votave. Lidhja Demokratike 12.64% kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.78%. Lëvizja Vetëvendosje fitoi këto zgjedhje anipse Albin Kurtit nuk iu lejua të kandidojë, ndërsa PDK kandidoi me u.d të kryetarit, Enver Hoxhaj pasi mungonte Kadri Veseli. Lidhja Demokratike e Kosovës mori një rezultat prej 12.64%, me kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti. AAK nuk pati ndonjë rezultat shumë më ndryshe nga herat e kaluara, ku pa kandidat për kryeministër mblodhën 62 mijë e 111 vota. Nisma Socialdemokrate nuk arriti të kalojë pragun në zgjedhjet e 14 shkurtit.
