Komisioni qeveritar i Kosovës për personat e pagjetur mbajti një tryezë në Prishtinë

Komisioni qeveritar i Kosovës për personat e pagjetur mbajti një tryezë në Prishtinë

Komisioni qeveritar i Kosovës për personat e pagjetur mbajti një tryezë në Prishtinë lidhur me sfidat në procesin e zbardhjes së shqiptarëve, të cilët i ka zhdukur regjimi kriminal i Serbisë  gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Pjesëmarrës në tryezë ishin familjarë të këtyre personave, të cilët vazhdojnë të ngrenë si shqetësim kryesor mospërfshirjen e kësaj çështjeje në bisedimet e Brukselit. “Ka ardhur në rend dite për t’u shqyrtuar çështja e pronave të manastireve dhe ajo e pronave private të palës serbe, ndërsa nuk futet në rend dite çështja e të zhdukurve”, tha Jahir Bejta, sekretar i këshillit për personat e zhdukur. Ndërsa kryetarja e komisionit parlamentar për të pagjeturit, Lirije Kajtazi tha se janë të përkushtuar, që kjo çështje të futet në dialogun me Serbinë. Familjarët kërkuan sqarim se, përse nuk kanë filluar gërmimet brenda shtetit të Kosovës, në vendet ku dyshohet për varre masive. “Kush po na pengon, që të gërmohet në vendndodhjet në Republikën e Kosovës dhe të vërtetohet nëse është e vërtetë apo jo që aty ka njerëz të varrosur”, tha Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve të të pagjeturve në komisionin qeveritar. Në Kosovë po shënohet me aktivitete të ndryshme java e të pagjeturve, ndërsa ende nuk dihet për fatin e 1.666 shqiptarëve të zhdukur nga regjimi kriminal i Serbisë gjatë kohë së  luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …