Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë është shprehur i gatshëm që t’i bashkohet delegacionit shtetëror në bisedime me Serbinë atëherë kur do të dialogohet për të pagjeturit. Nga komisioni thonë se Serbia pavarësisht informacioneve që ka nuk shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me palën kosovare.
Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se është i detyrueshëm presioni i Bashkësisë Ndërkombëtare që Serbia të jetë më bashkëpunuese.
“Çështjes së zgjidhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë nuk i është kushtuar rëndësi e madhe nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare. Njashtu edhe shteti i Serbisë ende nguron që të bashkëpunon me Kosovën në përmirësimin e kësaj çështje, ku vetëm presioni i ndërkombëtarëve detyron Serbinë të jetë më bashkëpunuese.