Sot në Prishtinë do të bëhen homazhe para përmendores dedikuar personave të zhdukur nga lufta

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur fajësojnë Serbinë për mos hapjen e arkivave

Zyrtar të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur kanë drejtuar akuza ndaj Serbisë për mos  hapjen e arkivave. Ata kanë thënë se kërkesat që vazhdon ta ketë Kosova për palën serbe është vënia në dispozicion të listës me 16 varreza masive në Serbi, të cilat kanë qenë të konfirmuara që nga viti 2001. “Këto 25 vite është shumë e rëndësishme që çështja e personave të zhdukur me forcë, përkatësisht çështja e personave të rrëmbyer të zhdukur gjatë luftës, vazhdon të mbetet çështje prioritare. Vazhdon të mbetet plagë e madhe për familjen dhe shoqërinë. Çështja e personave të zhdukur me forcë vazhdon të jetë permanente deri në zgjidhjen e plotë të kësaj problematike. Procesi është përballues me dy sfida që ndërlidhet me mungesën e informacioneve të besueshme dhe mungesë të bashkëpunim të palës serbe” ka thënë mes tjerash, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ministrit, Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka …