Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet lokale që janë mbajtur ditë më parë në tre komuna në Maqedoni. Ndërkohë në konferencë për shtyp ka folur shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Sadat Sulejmani i cili ka shpallur fitoren në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë. Edhe një herë e mbajtëm fjalën, gjithë së bashku. Ju’a kemi tha fytin. Ne jemi 1000 vota para BDI-së. I falënderojmë tetovarët që së bashku e kemi mposhtur regjimin e zullumit. Kemi fituar në secilin vendvotim” ka thënë Sulejmani. Nga selia e BDI-së në Tetovë, Ali Ahmeti tha se është i rëndësishëm procesi i zgjedhjeve dhe funksionimi i këshillit.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …