Komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, njihet me dokumentin sekret të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili njoftonte kreun e shtetit se në ditën e protestës së opozitës do të sulmoheshin institucionet si Parlamenti. Pikërisht kjo deklaratë e presidentit dhënë në dëshminë e tij para komisionit hetimor më 9 shtator u bë shkak që të kërkohet raporti i detajuar për të njohur se nga cili Shërbim Sekret kishte dhënë një informacion i tillë. Raporti sekret i Shërbimit është dorëzuar nga vetë presidenti Meta si provë për argumentuar arsyen se e nxjerrjes së dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryekomisioneri Ulsi Manja bëri publike faktin e mbërritjes së dokumentacionit “Top Secret” për informacionin e paraqitur nga presidenti Meta dhe se paralajmëroi deputetët, anëtarë të këtij komisioni se publikimi i të dhënave sekreteve në media elektronike apo të shkruar, fotokopje apo origjinale, dhe kjo përbën një vepër penale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …