leoni

Komisionit Qendror Zgjedhor: Deri në orën 11:00, në Burim votuan 7.63 përqind qytetarë

Komisionit Qendror Zgjedhor: Deri në orën 11:00, në Burim votuan 7.63 përqind qytetarë

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka , ka njoftuar për procesin e votimit në komunën e Burimit. Sipas saj deri në orën 11:00, kanë votuar 3 mijë e 748 votues , apo 7.63 përqind. “Deri në orën 11:00 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%. Ju njoftojmë se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem.”, Daka.

Ndryshe, komuna e Burimit pas balotazhit me dyshime për keqpërdorime ka shkuar në rivotim, ku për kryetar të kësaj komune garojnë Haki Rugova nga LDK-ja dhe Gani Dreshaj nga AAK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …