Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Burim-Pejë-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti. Përzgjedhja e këtij varianti të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt, njofton Ministria e Infrastrukturës. Ministri Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, theksoi rëndësinë e këtij vendimi i cili tha se i hap rrugë projektimit të detajuar. Mes të tjerash shtoi se më këtë autostradë, “Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan-evropiane”. Anëtarët e komitetit diskutuan edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa u shprehën të kënaqur me procesin e deritanishëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …