Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti, përfaqësuesve të OSBE-së dhe UNMIK-ut. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, zyrari Shaban Pejqinoviq bëri të ditur se, që nga takimi i kaluar nuk kemi pranuar ndonjë krekës apo ankesë nga përfaqësues të komuniteteve, ne si zyrë në komunë vetëm pranojmë palët për ti orientuar në drejtorit përkatëse apo për të ju ndihmuar në shënimin e ndonjë kërkese. Sa i përket personave të kthyere nga vendet e treta në këtë periudhë nga takimi i kaluar nuk kemi pas asnjë tha Pejqinoviq. Nga ky takim nuk doli asnjë rekomandim që vlen të theksohet.