Komiteti i Komuniteteve në Deçan mbajti takimin e rregullt

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti dhe përfaqësuesve të OSBE-së. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shaban Pejqinoviq tregoi për punën e zyrës së ZLK-së, ku bëri të ditur se gjatë këtij muaji nuk kanë pas ndonjë kërkesë e cila vlen të ceket në takim, pas konsultimeve me palët po ashtu bëri të ditur se në fshatin Gramaqel është përfunduar projekti i kanalizimit investim i IOM-it në bashkëfinancim më komunën e Deçanit. Ky projekt ka zgjidhur një herë e përgjithmonë problemin e ujërave të zeza për komunitetin egjiptian. Në këtë takim u bë e ditur se kërkesa e këtij komiteti  për ndihmë familjes Qekiqi, është në diskutim dhe presim së shpejti një dritë të gjelbër në këtë drejtim. Në të ndryshme janë diskutuar edhe një sërë temash, njëra ndër to është edhe mungesa e ujit të pijes për disa fshatra dhe dyshimet për ujin e kontaminuar ku disa familje në fshatin Kryeshec dhe Dubovik dyshohet të jen infektuar nga uji i pijes. Takimi i radhës i këtij komiteti mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …