Holanda dhe Franca po vazhdojnë ta bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti i Parlamentit Evropian të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti i Parlamentit Evropian të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur eurodeputeti, Thijs Reuten, përmes një postimi Ai ka bërë thirrje për votim.Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Evropian. Votoni në komision këtë të enjte!”, shkroi Reuten. Duhet theksuar se ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme, në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancën plenare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …