Ekspert të shëndetësisë kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësinë e vaksinimit të personave nga mosha 12 vjeçare e tutje. Duke folur për këtë çështje, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë për KosovaPress se Komiteti i Vaksinimit në ditët në vijim do të marrë një vendim për vaksinimin në masë të këtyre moshave. “Tashmë ekziston mundësia e vaksinimi nga mosha 12 vjeç por të dhënat shkencore që japin DSD, SHBA, BE që flasin për vaksinim në masë edhe të kësaj moshe janë në shqyrtim nga Komiteti i Vaksinimit. Në ditët në vazhdim do ketë shqyrtim dhe vendim nga ana e Komitetit” ka deklaruar zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha. Edhe specialistja e mjekësisë familjare, Aurora Dollenberg ka thënë se Kosova është vonuar për vaksinimin e moshave shkollore, sidomos tani kur edhe ka nis procesi mësimor prandaj, është tejet e nevojshme që sa më parë edhe fëmijët kosovarë nga mosha 12 vjeç e tutje të imunizohen. Ajo ka theksuar më tutje se fëmijët e moshave 12 vjeç e tutje duhet të vaksinohen me Pfizer dhe se kjo vaksinë nuk ka treguar efekte negative deri tani tek këto mosha. BioNtech i Pfizer-it ka vërtetuar tek miliona fëmijë që janë vaksinuar me këtë vaksinë në këtë vaksinë me gjithë botën se është e tolerueshme dhe fëmijët nuk kanë treguar asnjë efekt anësor, ka saktësuar mjekja, Aurora Dollenberg.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …