Komiteti i Komuniteteve në Deçan ka mbajtur takimin e V-të te rregullt

Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Deçanit prezantoi anëtarin e ri, z.Ismet Çekaj, si anëtar i këtij komiteti nga radhët e këshilltareve te kuvendit te komunës. Me vendim te Kuvendit Komunal te datës 29 Maj, z. Çekaj, behet anëtar i KK-së pas dorëheqjes se z. Albert Kurtulaj.

Gjate këtij takimi përfaqësuesi i komunitetit malazez në Kuvendin Komunal të Deçanit, informoi pjesëmarrësit rreth  shprehjes së interesit te 8 pjesëtareve te komunitetit serb dhe malazez te zhvendosur në Mal të Zi dhe Serbi për të vizituar  pronat e tyre në fshatrat Dashinoc dhe Ratish i Epërme.

 Në këtë drejtim, me qellim te inicimit te procedurave relative për të organizuar vizitën “Shko dhe shiko”, koordinatori komunal për kthim te qëndrueshëm, z.Nezir Balaj, kërkoi nga përfaqësuesi i komunitetit malazez qe ta dorëzoj listën me emra te personave te interesuar për vizitë në pronat e tyre në fshatrat e lartpërmendur. Te pranishmit po ashtu diskutuan rreth kërkesës se dorëzuar nga komunitetit Rom në komunën e Deçanit rreth mbështetjes te një aktiviteti qe ka për qellim promovimin e kulturës dhe traditave te këtij komuniteti.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …