Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se nga bombardimet afër zyrave të tyre në Gazë, janë vrarë 22 civil. “Predha të kalibrit të rëndë kanë rënë disa metra larg zyrave të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Sulmi ka dëmtuar strukturën e zyrës së Kryqit të Kuq, e cila është e rrethuar me qindra civilë të pastrehë që po jetojnë në tenda, përfshirë shumë kolegë palestinezë” thuhet në deklaratën e Kryqit të Kuq, në të cilën përkujtohet se ky incident i rëndë është vetëm njëri prej disave në ditët e fundit. Sipas kësaj organizate, nga ky sulm, janë vrarë 22 civil dhe 45 të tjerë janë të plagosur. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka raportuar se nga ky sulm janë varë 25 civil dhe 50 të tjerë janë plagosur.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …