Komiteti Ndërministror për Investime Strategjike në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që të pezullohe t përkohshëm puna e Grupit Operacional, që ka për obligim ligjor ta shqyrtojë teknikisht aplikacionin e investitorit potenaical strategjik për ndërtimin e hidrocentralit ne Lumbardh. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Sipas tij, komisioni ka vendosur që për shkak të shqetësimeve i duhet kohë shtesë që të konsultojë të gjitha palët e përfëshira, duke e marrë për bazë edhe investitorin “Kelkos”. “Duke u bazuar në shqetësimin e qytetarëve dhe me kërkesë të Komunës së Pejës, në Komitetin Ndërministror për Investime Strategjike është votuar unanimisht që të pezullohet përkohshëm puna e Grupit Operacional, që ka për obligim ligjor ta shqyrtojë teknikisht aplikacionin e investitorit potencial strategjik. Komisioni ka vendosur që për shkak të shqetësimeve i duhet kohë shtesë që të konsultojë të gjitha palët e përfëshira, duke e marrë për bazë edhe investitorin “Kelkos”, ka shkruar Shala.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …