Komiteti për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të luftës së UÇK-së dhe Martirë të luftës në Malishevë diskutuan për shënimin e 30 Dhjetorit – Ditës së Veteranëve të luftës

Komiteti për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të luftës së UÇK-së dhe Martirë të luftës në komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit, ku pikë kryesore e kësaj mbledhje ishte, shënimi i 30 Dhjetorit-Ditës së Veteranëve të luftës. Në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit, për organizmin dhe shënimin e kësaj date, i ka njoftuar përfaqësuesi i OVL të UÇK-së dega në Malishevë, Feriz Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se dega e OVL të UÇK-së, krahas aktiviteteve tjera, më 30 dhjetor do të organizoj edhe takimin tradicional me veteran të luftës së UÇK-së, ku edhe ashtu sikur është traditë, do të ndahen edhe mirënjohje për veteranët e luftës. Në fund të këtij takimi, anëtarët e komitetit, u pajtuan që të paraqesin para kuvendit disa nga kërkesat e organizatave të dala nga lufta që kanë të bëjnë me zhvillimin e aktiviteteve të OVL të UÇK-së në Malishevë, si dhe në emër të komitetit, kryesuesi Ilaz Krasniqi, në vigjilje të shënimit të 30 Dhjetorit-Ditës së veteranëve i ka uruar të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …