leoni

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt. Mbledhjen  e udhëhoqi, kryesuesi i këtij komiteti, Ilaz Krasniqi, para anëtarëve e paraqiti rendin e ditës, rend i cili u miratua pa ndryshime. Pas diskutimet për procesverbalin e mbledhjes së fundit të komitetit në fjalë, u kërkua që të plotësohet me disa ndryshime të cilët i theksuan anëtarët e komitetit. Në këtë mbledhje u debatua për  sulmin e parë të UÇK-së  në Balincë, në luftë me pushtuesin serbë në prag të 26 prillit. Për këtë përvjetor,  në mënyrë kronologjike dhe historike foli, Kryesuesi i komitetit Ilaz Krasniqi dhe vazhdoi. ‘Sot,  kemi obligim që këtë frymë çlirimtare, liridashëse të  kombit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  ta përcjellim ndër breza, në të gjithë hapësirën e trojeve shqiptare dhe ta kemi si porosi për të ardhmen. Më pas u shqyrtuan edhe disa çështje të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …