Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së si dhe Martirëve, mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të UÇK-së si dhe Martirëve, në mbledhjen e katërt të rregullt, diskutoi për Festat kombëtare të Nëntorit, që nga koha e Skënderbeut, 110 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin- Dita e Flamurit Kombëtar, e përvjetorin e daljes publike të UÇK-së, ky takim u drejtua nga kryesuesi, Ilaz Krasniqi. Me këtë rast, anëtarët e Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të UÇK-së si dhe Martirëve, takuan edhe, kryetarin e familjeve të dëshmorëve, të Komunës së Malishevës, Sinan Gegaj, ku drejtpërdrejt nga ai u njoftuan për gjendjen e kategorive  të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  dhe punët që po kryhen aktualisht si dhe iniciativat për të ardhmen për këto kategori. Njëherit vizituan edhe Kullën Muze të UÇK-së dhe panë nga afër punimet që po bëhen në këtë objekt i cili do t’u shërbej kategorive të luftës dhe popullatës ndër breza, ku do të pajiset edhe me dokumente nga koha e luftës së UÇK-së si dhe periudhave të mëhershme që të dokumentohet lufta për çlirim  dhe liri kombëtare e kombit shqiptar.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …