Komiteti për Komunitete diskuton çështje të shumta sa i përket komuniteteve në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Komunitete e kryesuar nga Osman Emini. Në këtë mbledhje janë diskutuar çështje të shumta më rëndësi sa i përket komuniteteve, por në mesin e tyre ishte edhe aprovimi i planit të punës për komiteti për komunitete me plotësim-ndryshimin  e rekomanduar nga mbledhja e kaluar. Të gjithë anëtarët e këtij komiteti vendosën që në mbledhjen e radhës pjesë e takimit të jetë drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani që të diskutohet gjerë e gjatë për procesin mësimor të komuniteteve në Ferizaj, si dhe drejtori i Drejtorisë së urbanizimit Arbër Bytyqi,  ku teme e takimit pritet të jetë çështja e legalizimit të shtëpive për komunitete. Në fund të mbledhjes është diskutuar edhe për sigurinë e qytetarëve, por janë dhënë edhe rekomandime të shumta. Në këtë mbledhje janë marrë pjesë edhe përfaqësues nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …