Të premtën në sallën e kuvendit Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Komiteti për Komunitete është komitet obligativ dhe mandatohet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, duke dhënë rekomandime të shumta gjatë mbledhjeve përmes shqyrtimit të veprimeve dhe politikave të ndryshme.
U diskutuan këto pika të rendit të ditës
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Informatë nga stacioni policor në Rahovec, rreth gjendjes së sigurisë të komunitetit joshumicë në Komunën e Rahovecit
3. Informatë nga Drejtoria e Arsimit për regjistrimin e fëmijëve të komunitetit joshumicë për procesin mësimor 2024-2025 – gjendja e regjistrimit, pengesat në regjistrim, braktisja e mësimit
4. Informatë nga SHL-Kosova për qendrën arsimore pranë Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Gëzim Hamza – Piktori”.