Sot, në sallën e kuvendit, me fillim në ora 10:00, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt të katërtën për këtë vit. Ky ishte RENDI I DITËS për sot: 1• Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2• Informatë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike rreth projekteve të dedikuara për komunitetin joshumicë; 3• Informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural rreth mbështetjes me subvencione fermerëve dhe bujqve nga komuniteti joshumicë; 4• Të ndryshme.