Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës nën kryesimin e Amrush helshanit mbajti të mërkurën mbledhjen e dytë të rregullt.
Pas miratimit të rendit të punës me pikat e parapara për këtë mbledhje, nga anëtarët e Komitetit për Komunitete u zhvillua debat, për raportin e punës për vitin 2024, si dhe planin e punës për vitin 2025.
Njëherit u shqyrtua dhe u miratua plani i punës për komitetin e komuniteteve për vitin 2025, nga anëtarët prezent në takim si dhe u rekomanduan për Kuvend.
Në fund u diskutua edhe për çështje të ndryshme me të cilat përballën komunitetet dhe u shtruan disa kërkesa të natyrës infrastrukturore.