Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt

Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt. Në këtë mbledhje e cila u udhëhoq nga, kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Amrush Helshani, prezantuan edhe përfaqësuesja nga zyra për kthim dhe integrim të minoriteteve, Edona Krasniqi dhe zyrtari i lartë i drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha. Ai njoftoj anëtarët e komitetit se janë bërë tash e një kohë të gjitha përgatitjet nga drejtoria për arsim, për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023, por greva e organizuar nga sindikata në institucionet arsimore parauniversitare ka ndryshuar rrjedhat, kështu që situata presim të ndryshoj në favor të nxënësve dhe sipas gjithë planit tonë të punës  ka një gjithëpërfshirej dhe integrim edhe të nxënësve të minoriteteve  në  nivelin e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta të Komunës së Malishevës. Anëtarët e Komiteti për Komunitete u deklaruan se do të përkujdesen për të gjithë pa dallim në përfshirjen për arsimim si një nga të drejta e fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …