Komiteti për Komunitete në komunën e Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt

Komiteti për Komunitete në komunën e Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Amrush Helshani dhe para anëtarëve propozoi rendin e punës i cili u miratua unanimisht. Në këtë takim, përfaqësuesi i Zyrës për Ndihmë Juridike Falas- selia në Malishevë, Agron Kastrati, njoftoi anëtarët për shërbimet të cilat i ofron falas kjo zyre si: Kërkesa, shkresa, ankesa, padi dhe shërbime tjera për të gjithë ata qytetarë që i plotësojnë kriteret ligjore. Pas përfundimit të takimit, anëtarët e Komitetit për Komunitete, vizituan nxënësit e pakicës rome të cilët vijojnë mësimet e rregullta në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Naim Frashëri”, në Banjë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …