Komiteti për Komunitete në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e gjashtë. Mbledhjen e udhëhoqi, kryesuesja e Komitetit për Komunitete, Hidajete Mazreku, para anëtarëve paraqiti rendin e ditës i cili u miratua pa ndryshime. Nga kjo mbledhje, pjesë e Komitetit për Komunitete janë edhe anëtarët e NISMA-së, Demir Bajra dhe Genc Shurdhaj. Në diskutimin për raportin e drejtorisë për arsim, debatuesit vlerësuan se mësimi i drejtpërdrejt ka paraqitur vështirësi tek nxënësit, mungesa e aparateve teknologjik, mungesa e njohjes së platformës zum ishte po ashtu një element i cili vështirësoi komunikimin, si dhe u kërkua që të rekomandohen për kuvend, për këtë viti shkollor 2020/2021, të ndihmohen nxënësit e komuniteteve me mjete teknologjike, sepse pandemia me koronavirus duket se po pamundëson mësimin në institucionet shkollore.