Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e pestë të rregullt. Mbledhjen e drejtoi, kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Amrush Helshani i cili para anëtarëve paraqiti rendin e punës për këtë mbledhje dhe u miratua pa ndryshime. Me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, u kalua në diskutim pika e dytë, ku u theksua se në prag të festës së Bajramit të Vogël edhe komunitetit pakicë kryesisht rom e ashkali përfituan ditë më parë mbi dhjetë familje pako ushqimore, nga pakoja emergjente  shtetërore e Republikës së Kosovës. U kërkua që edhe komuniteti pakicë që jeton në komunën tonë dhe është me punë të përkohshme në botën e jashtme, të përfshihet në aktivitetet komunale për muajin e diasporës dhe të jetë pjesë aktive e zhvillimeve kulturor-artistike që do të zhvillohen brenda muajit gusht si: Festivali Folklorik ” Oda e Llapushës”, takim me bashkatdhetarët tanë  e të tjera aktivitete. Kryesuesi i Komitetit për Komunitete , Amrush Helshani , në fund  uroj  të gjithë besimtarëve islam, festën e Bajramit të Vogël, me shpresën e solidaritetit, sakrificës për njëri- tjetrin, besimit, dashurisë, bashkëpunimit , paqes dhe mirëqenies më të mirë në gjithë familjet malishevase.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …