Mbledhjen e Komitetit për Komunitete e udhëhoqi, kryesuesi Amrush Helshani, ku prezentë ishte, zyrtarja për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi e cila raportoi para anëtarëve për aktivitetet të cilat janë zhvilluar deri në këtë periudhë, me theks të veçanta, për muajin tetor si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku do të mbahen disa takime si: Takimi i psikologut me fëmijët dhe prindër, takimi i mjekut dhe ligjërata për vetëdijesimin rreth kancerit të gjirit.
Gjatë tërë muajit tetor do të mbahet, fjongu që simbolizon, solidarizimin me të prekurat me kancer të gjirit, njëherit të gjitha shërbimet janë falas brenda tetorit për identifikimin e kësaj sëmundje.