leoni

Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e tetë të rregullt

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, që udhëhiqet nga Amrush Helshani, e ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt, ku janë shqyrtuar disa pika, në mesin e tyre edhe hartimi i projekt buxhetit komunal për vitin 2024, e që lidhet edhe me investimet në vendbanimet ku jetojnë edhe komunitete. Në këtë mbledhje, lidhur me hartimin e projekt buxhetit për vitin 2024, anëtarët e komitetit, i ka informuar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, i cili e ka sqaruar në detaje tërë procesin e hartimit të buxhetit, me theks të veçantë investimet kapitale. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Këshillit Lokal në Kijevë, që përfshinë fshatrat Bubavec, Kijevë dhe Stapanicë, Bedri Kryeziu, i cili i ka njoftuar anëtarët e Komitetit për Komunitete, për problematikat dhe nevojat e këtyre fshatrave,  e që lidhen me komunitetet dhe nevojën e investimeve në këtë pjesë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Përkujtojmë me respekt 87 dëshmorët dhe martirë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Komandanti i UÇK-së, aktualisht nënkryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka ndarë një mesazh …