Komiteti për Komunitete në Malishevë më aktivi në regjion e më gjerë

Komiteti për Komunitete, i cili është organ obligativ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, mbajti sot mbledhjen e XII të rregullt për këtë vit kalendarik. Mbledhja u drejtua nga kryesuesi i komitetit, Amrush Helshani.
Gjatë kësaj mbledhjeje, sipas rendit të ditës, u diskutuan tri çështje kryesore:
1. Shërbimet publike
2. Fushata “16 ditë aktivizim kundër dhunës në baza gjinore”
3. Raporti vjetor i punës së komitetit
Lidhur me ofrimin e shërbimeve publike në territorin e Komunës së Malishevës, raportoi shefi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Fadil Shala. Ai njoftoi anëtarët e komitetit për shërbimet e ofruara dhe për përpjekjet e komunës për të siguruar ofrimin e barabartë të këtyre shërbimeve për të gjithë qytetarët, përshirë edhe komunitetet pakicë.
Për fushatën “16 ditë aktivizim kundër dhunës në baza gjinore”, anëtarët e komitetit u njoftuan nga zyrtarja për barazi gjinore e Komunës së Malishevës, Vera Bytyçi. Ajo prezantoi aktivitetet e zhvilluara brenda fushatës dhe theksoi rëndësinë e saj. Anëtarët e komitetit vlerësuan këtë fushatë si të rëndësishme dhe produktive.
Gjatë mbledhjes, si Fadil Shala ashtu edhe Vera Bytyçi u përgjigjën në pyetjet e parashtruara nga anëtarët e komitetit, duke dhënë sqarime të hollësishme.
Në vijim, kryesuesi i komitetit, Amrush Helshani, prezantoi procesin e përgatitjes së raportit vjetor të punës së komitetit, duke përfshirë edhe aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj mbledhjeje. Ky raport do të reflektojë të gjitha aktivitetet e komitetit për vitin kalendarik, që është vlerësuar pozitivisht nga OSBE-ja, e cila e ka cilësuar atë si një nga komitetet më aktive në nivel regjional dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Zv.Komandantin e KFORIT – Komanda Rajonale Perëndim, Nënkolonel Florenc Veliu

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z. Sami Cacaj …