Nën udhëheqjen e Kryesueses, Hidajete Mazreku, u mbajt mbledhja e fundit e rregullt e mbetur për vitin 2019, e Komitetit për Komunitete në komunën e Malishevës. Në këtë mbledhje anëtarët e komitetit, kryesisht u orientuan në debat, për Planin e Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2020, ku kishin përfshirë kërkesat e komuniteti, për rregullim të infrastrukturës së kanalizimit, integrimit në shoqëri, arsim parauniversitar dhe Universitar, çështje socio- ekonomike etj. Në fund u përcaktua edhe mbledhja e parë e Komitetit për Komunitet, që do të mbahet për vitin 2020.