Komiteti për Komunitete në Malishevë miraton planin e punës për vitin 2023

Mbledhjen e parë të Komitetit për komunitete në komunën e Malishevës e udhëhoqi, kryesuesi Amrush Helshani, ku para anëtarëve të komitetit, prezantoi planin e punës dhe aktivitetet që do të realizohen gjatë vitit në vijimësi. Ku këto aktivitete do të ndikojnë në integrim, gjithëpërfshirje dhe mirëqenie për të  gjitha komunitetet e në veçanti për komunitetin minoritar. Pas përfundimit të mbledhjes, anëtarët e Komitetit për Komunitete, takuan edhe Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin dhe e njoftuan me planin e punës për vitin 2023. Kryetari, Kastrati vlerësoi punën e komitetit për vitin 2022 dhe u zotua për përkrahje edhe për vitin 2023, për një mirëqenie më të mirë të të gjithë qytetarëve tanë e po ashtu për komunitetin minoritar në Komunën e Malishevës. Plani parasheh edhe vizita të drejtpërdrejt, në terren dhe në institucionet komunale e shoqata që janë aktive në komunën e Malishevës, si dhe një ditë festive për komunitetin minoritar.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stubllën e Epërme për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, vizitoi …