Komiteti për Komunitetet në Komunën e Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e dytë. Në këtë mbledhje, kryesuesi, Bajram Morina kishte caktuar këto pika për rend dite: Shqyrtimi i investimeve kapitale për vitin 2018, Shqyrtimi i arsimimit të komuniteteve dhe pika e fundit Të ndryshme. Të pranishëm në mbledhje ishin anëtarë të këtij komiteti si dhe Fatmir Isika, nënkryetar i Komunës së Rahovecit, përfaqësues të UNMIK-ut zyra në Pejë dhe përfaqësues të OSBE-së. Pas debatit të mbajtur nga anëtarët e këtij komiteti, janë dhënë disa konkluza me të cilët është kërkuar angazhim më serioz për realizimin e planeve dhe projekteve të përcaktuara nga anëtarët e këtij komiteti.