Komiteti për Komunitete në komunën e Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Me këtë rast është shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash plani i punës së këtij komiteti për vitin 2021. Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar edhe mbi çështjet e tjera që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të komunës së Vitisë, konkretisht të komuniteteve në këtë komunë.