leoni

Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim në Skenderaj diskuton për problemin e banorëve të Çirezit

Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, të udhëhequr nga kryesuesi i këtij komiteti, Berat Dajaku, në të cilën është diskutuar për rastin e banorëve të fshatit Çirez, lidhur më shqetësimet e fundit e rreth detonimeve nga gurthyesi që operon në atë fshat. Për punën e organeve komunale lidhur më zgjedhjen e këtij problemi, Komitetin hollësisht e ka njoftuar drejtori i Shërbimeve Publike, Ibush Hetemi i cili theksoi se pas shfaqjes së këtyre shqetësimeve, Komuna e Skenderajt në vazhdimësi ka qenë në ngjarje me angazhimet e veta që kjo të tejkalohet. “Edhe ne kemi shprehur brengat tona lidhur më situatën e krijuar ne Çirez. Më të marr informatën, Inspektorët kanë dalë në terren, kanë shikuar rastin dhe kanë përgatitur procesverbalin, i cili është procesuar tek organet kompetente dhe se presim vlerësim profesionale çka ka ndodhur pas detonimve të fundit” ka thënë Hetemi, duke shtuar se: “Komuna ka për obligim që të gjithë banorëve t’u del në ndihmë lidhur me shqetësimet e mundshme, dhe unë ju siguroj që këtë jemi duke e bërë ne mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithmonë duke vepruar në suaza të ligjit dhe rregulloreve në fuqi në këtë rast edhe për Çirezin, pra dhe ne shprehim shqetësimet tona, sepse edhe ata janë banorët tanë”, është shprehu drejtori i Shërbimeve Publike. Sipas tij, ky problem nuk është i sotshëm. Pas diskutimeve të anëtarëve tjerë të cilët po ashtu shfaqin brengen e tyre lidhur më situatën e krijuar. Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim përkrahu angazhimet e Komunës dhe kryetarit Bekim Jashari, për zgjedhjen e këtij problemi dhe se janë të hapur për çfarëdo koordinimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …