Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë harton planin e gatishmerisë ndaj Coronavirusin

Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë harton planin e gatishmerisë për reagim ndaj Coronavirusit

Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të premten planin e gatishmërisë dhe reagimit për Coronavirusin, Covid-19 (Verzioni 1.0), pjesë e të cilit janë edhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë këtyre ditëve me qëllim të përgatitjes për ballafaqim me raste eventuale të këtij virusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivitete ndërsektoriale, ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut; menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin; organizimin institucional; hulumtimin dhe reagimin; si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut. Komiteti, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, do t’i kërkojë Qeverisë edhe ndërmarrjen e masave shtesë për krijimin e kapaciteteve (të identifikuara tashmë) për aplikimin e masave specifike si karantina në rast nevoje.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …