Këtë të premte, komiteti për personat me nevoja të veçanta në komunën e Ferizajt, ka mbajtur mbledhjen e tyre të rregullt. Hapjen e kësaj mbledhje e ka bërë kryesuesi i këtij komiteti Nazim Nuredini, i cili ka prezantuar edhe pikat e rendit të ditës. Në këtë mbledhje ky komitet ka diskutuar çështje të shumta, por ndër to kanë qenë edhe nevojat dhe kërkesat e personave me nevoja të veçanta të Komunës së Ferizajt.