leoni

Komiteti për Politik dhe Financa në Deçan mbajti mbledhjen e rregullt

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2021. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive të cilët kishin edhe pika të rendit të ditës.

Për mbledhje ishte propozua ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”;

  3. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2021;

  4. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Njësinë e administrimit të dokumenteve dhe punën në zyre;

  5. Shpallja me interes e Hapësirave Zhvillimore në Parkun Kombëtar në Komunën e Deçanit sipas elaboratit të prezantuar;

  6. Shqyrtimi i propozimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për vendosjen e tri Trafove në parcelën nr. 01999-0, Zk Deçan;

  7. Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për Implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Deçanit dhe OJQ “Green Art Center –Prishtina”(GAC);

  8. Shqyrtimi i kërkesave;

  9. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar ky takim ka nisë me pikat e rendit të ditës. Për të gjitha pikat është debatuar nga anëtarët e KPF-së të subjekteve politike, njëkohësisht edhe sqarimet e duhura janë dhënë nga Kryeshefi i Ndërmarrjes ,,Higjiena’’ Kastriot Hulaj, Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj, Drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj dhe Drejtori i Administratës Jashar Dobraj. Të gjitha pikat e rendit të ditës do të diskutohen edhe në seancën e rregullt të asamblesë Komunale. Në këtë takim janë shqyrtuar edhe disa kërkesa për të cilat KPF-ja ka vendos që të diskutohen edhe në seancën e rregullt të asamblesë e cila mbahet më 30.04.2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …