Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajtë mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive të cilët kishin edhe pika të rendit të ditës.
Për mbledhje ishte propozua ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
-
Shqyrtimi i Raportit 6 mujor të Drejtorisë për Arsim.
-
Shqyrtimi i propozimit për Nxjerrjen e Vendimeve për marrje nën mbrojtje të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit.
-
Shqyrtimi i propozimit për ndërtimin e Palestrës Sportive, Klasëve shtesë si dhe rregullimi i parterit për shkollën “Tafil Kasumaj”(Investitor: Ministria e Arsimit).
-
Shqyrtimi i kërkesave
-
Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, ky takim ka nisë me pikat e rendit të ditës. Për të gjitha pikat është debatuar nga anëtaret e KPF-së të subjekteve politike, njëkohësisht edhe sqarimet e duhura nga zyrtarët përgjegjës. Në këtë takim të KPF-së pos këtyre temave të cilat do të diskutohen në seancën e datës 3 gusht 2021 me rekomandim të KPF-së do të diskutohen edhe këto pika:
-
Diskutim lidhur me vendimin e N.P.L ,,Higjiena’’
-
Raporti i Shtabit Emergjent Komunal për situatën e krijuar pas helmimit me ujë të pijes nga data 11.07.2021,
-
Qështja e parkingut në qendër të qytetit dhe menaxhimi i tij dhe
-
Raporti i DBPZHR –për hapjen e kanaleve të ujitjes.