Komiteti për Politikë dhe Financa, diskutoi shumë pika të rendit të ditës

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjën e tretë të rregullt.

Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, ka bërë propozim – vendimin  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 721-0 Z.K. Nekodim me sipërfaqe 1426 m2 pronë private, por kjo pikë e rendit të ditës nuk u miratua.

Po në këtë mbledhje është diskutuar  edhe për raportin e punës për vitin 2024, por ky raport u la që të diskutohet në mbledhjën e Kuvendit të Komunës. Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit ka pasur edhe një varg propozimesh siç ishte edhe propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 3536-0, 3093-0 dhe 1023-9 Z.K.Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 180-10 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për anulimin e vendimit me Nr. 01. Nr. 96 te datës 27.09.2024.

E nga ana tjetër drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propoizm-vendimin për bartjën e mjeteve të të hyrave vetanake nga viti 2024 në vitin 2025.

Me shumicë votash në këtë mbledhje kanë kaluar për diskutim edhe këto pika të rendit të ditës.

Propozim – vendimi për caktimin e lokacionit, për vendosjen – ndërtimin e përkohshëm të zyreve të Organizatës “Miqtë e familjes Biden – Ferizaj”, propozim – vendimi për shpronësim të pjesës së ngastrës kadastrale 835-0 dhe 834-0 Z. K. Nerodime e Ulët, pronë private, propozim – vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e lapidarit të Dëshmorit Gëzim Sahiti në Fshatin Pojatë, propozim – vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të fshatit Slivovë, propozim – vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të Dëshmorit Hysni Kajtazi, propozim – vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e pllakës përkujtimore për të zhdukurin  e luftës Rrustem Rrustemi.

Anëtarët e KPF-së me shumicë votash kanë aprovuar edhe propozim – vendimin për miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit Danez për refugjatë dhe Komunës së Ferizajt.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 28 mars duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar …