leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt

Në mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka bërë të ditur rreth vendimeve të fundit të marrë nga kuvendi komunal i Vitisë, konkretisht rreth vlerësimit të ligjshmërisë së tyre. Ai gjithashtu i ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti lidhur me gjendjen e pandemisë në këtë komunë, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur jetën si pasoj e virusit Covid-19. Përndryshe pas aprovimit të rendit të ditës janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash të gjitha pikat e parapara. Megjithatë diskutimi më i gjatë është bërë lidhur me Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2021. Këto pasqyra financiare i ka prezantuar Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, i cili bëri me dije se shpenzimi i buxhetit për tre mujorin e parë të këtij viti ka qenë gjithsej 78.14%. Ai tha se edhe çështja e pandemisë ka ndikuar në shpenzimin e të hyrave, konkretisht edhe në procesimin e dokumenteve financiare. Pasi që si pasoj e këtij virusi kishte humbur jetën edhe zotuesi i mjeteve, Rexhep Sinani. Ai gjithashtu ka folur edhe për shpenzimin e buxhetit në secilin drejtori dhe atë sipas kategorive të ndryshme buxhetore. Megjithatë sipas drejtorit Rama, për tu habitur dhe për tu lavdëruar është inkasimi i të hyrave vetanake e cila ka shkuar në 118% ose 65 mijë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Drejtori Rama falënderoj qytetarët që për kundër vështirësive që kanë pasur si pasojë e situatës pandemike kanë kryer obligimet e tyre ndaj vendit. Ndërkaq gjatë këtij takimi kryesisht anëtarët e këtij komiteti nga partitë opozitare kanë paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me shpenzimin e buxhetit në Viti apo edhe përgjithësisht me paraqitjen e të dhënave në këtë dokument financiar.

Përndryshe pas kësaj pike me shumicë votash janë votuar:

– Procesverbali nga mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

– Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2020 ne vitin 2021

– Propozim vendimi për aprovimin e planit të integritetit për komunën e Vitisë 2021-2023.

– Propozim vendimi për formimin komisioni për themelimin e vend gjuetisë ne territorin e Komunës së Vitisë.

– Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik (parkingjet publike).

– Gjithashtu në këtë takim janë paraqitur edhe dy informata, si Informata për Manifestimin e Tradicional Kulturor-Sportiv Flakadani i Karadakut-2021 dhe Informata mbi përgatitjen e të mbjellave pranverore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …